Historiku i Shkollës
Themeluar në viti 1967, shkolla e mesme “Kristo Isak” ka funksionuar si teknikum 2-vjeçar për përgatitjen e kuadrove të kooperativave bujqësore. Kjo shkollë e ka zanafillën në vitin 1943 në Tiranë dhe në vitin 1967 ajo u transferua së bashku me një pjesë të profesorëve në Berat.
Nga themelimi deri në vitet 1990 në shkollë kanë funksionuar degët agronomi, frutikulturë, veterinari, zooteknikë. Pas viteve 1990 në shkollë u hapën disa klasa gjimnaz dhe dega mekanikë bujqësore e cila vazhdoi deri ne vitin 2007, gjithashtu dega agrobiznes e cila ka vijuar deri në 2011 në sistemin me kohë të plotë. Në vitin 1998 në shkollë është çelur dega Pedagogjike dhe në vitin 2003 dega gjuhë e huaj. Në vitin 2007 me kërkesën e drejtorisë së shkollës degët ekonomi- biznes dhe hoteleri- turizëm nga shkolla e mesme “Stiliano Bandilli” u transferuan në shkollën tonë. Në vitin 2001 shkolla fitoi statusin “Shkollë e Nivelit Kombëtar”.