Praktikat profesionale

Nxënësit zhvillojnë praktikat profesionale në shkollë dhe në biznes. Godina e praktikave në shkollë është e rikonstrukuar dhe reformuar tërësisht nga viti shkollor 2017-2018. Shkolla është e pajisur me kuzhinë moderne dhe të mirëkompletuar me pajisjet e fundit dhe mundëson realizimin e praktikave për të gjitha modulet përkatëse.Në krah të kuzhinës është modeluar restoranti dhe ne katin e dytë ndodhet Bari, Fastfood-i dhe dhoma e hotelit. Në këto ambiente zhvillojnë praktikat nxënësit e drejtimit Hoteleri-turizëm. Shkolla ne funksion të realizimit  të praktikave të drejtimit Ekonomi-biznes disponon dy zyra mësimore të pajisura me kompjutera, printera, skaner, videoprojektor dhe aparat fotokopjues. Për drejtimin Sherbime sociale dhe shëndetësore shkolla ka siguruar ambjentin e përshtatshëm për kabinetin përkatës të pajisur me materialet e nevojshme. Praktikat në biznes sipas drejtimeve zhvillohen në restorante, bare dhe hotele për nxënësit e drejtimit Hoteleri-turizëm, në institucione shtetërore dhe zyra private për nxënësit e drejtimit ekonomi-biznes dhe në qendra të shërbimit social dhe spital për nxënesit e drejtimit shërbime sociale dhe shëndetësore.  Lista e Bizneseve Partnere 

[slick-carousel-slider category=”60″ design=”design-6″ centermode=”true” slidestoshow=”3″]