Orientimi për karrierën ka për qëllim mbështetjen e nxënësve për të realizuar jo vetëm mësimnxënien, por edhe për tu pajisur me aftësi të nevojshme për të jetuar të pavarur, për të vendosur për karrierën e tyre dhe për tu përballur me tregun e punës.
Në mënyrë të veçantë, orientimi për karrierë synon tek nxënësit:
- Zhvillimin e vetëdijes lidhur me zgjedhjen e karrierës, duke identifikuar, vlerësuar dhe kuptuar interesat, vlerat, aftësitë dhe prirjet e tyre.
- Përhapjen e informacioneve edukative dhe profesionale për të ndihmuar nxënësit dhe familjet e tyre për planifikimin e karrierës, si dhe për të zhvilluar kuptimin e tyre mbi tregun e punës.
- Përzgjedhjen e drejtimit, profilit dhe praktikave mësimore që i përshtaten nxënësit, me qëllim gjetjen e punës më të përshtatshmë në të ardhmen;
- Marrjen e përgjegjësisë për të zhvilluar planet e karrierës, arsimit, praktikave, punësimit;
- Pregatitjen për gjetjen e punësimit të përshtatshëm duke zhvilluar aftësi për kërkimin e vendeve të punës, aftësi pët tu prezantuar si kandidat punëkërkues, dhe aftësi për të kuptuar përshtatjen mes aftësive të veta dhe kërkesave të pozicioneve e punëdhënësve të ndryshëm;
- Fitimin e përvojës përmes aktiviteteve shkollore, praktikave profesionale, vizitave në biznese, bashkëpunimit me shkollat e tjera, etj.
- Përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar procesin e zhvillimit të karrierës.
- Përgatitjen për të menaxhuar karrierën e tyre pas certifikimit dhe/ose diplomimit