Drejtimi “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, i ndihmon nxënësit për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në veprimtaritë e shërbimeve te të gjitha grupet në nevojë, si dhe organizimin, administrimin dhe drejtimin e qendrave që ofrojnë shërbime social-shëndetësore, bizneset sociale, fondacionet, shoqata (OJF) si dhe projektet komunitare që fokusohen në përmirësimin e jetës sociale, mbrojten dhe përmirësimin e shëndetit të njerëzve në nevojë. Në lëndët profesionale, e sidomos gjatë praktikave profesionale në qendrat e shërbimeve të kujdesit social-shëndetësor, nxënësit mësojnë e trajnohen rreth:
– Shëndetit, zhvillimit të fëmijës, sëmundjeve e dëmtimieve funksionale
mjekësisë, pedagogjisë dhe psikologjisë.
– Përkujdesit lidhur me kushte të ndryshme shëndetësore apo faza të ndryshme zhvillimore
– Ndikimit të mënyrës së jetesës në shëndet.
– Trajtimit të njerëzve ne mënyrë profesionale.
– Menaxhimit të një biznesi qe lidhet me shërbimet sociale e shëndetësore
– Rregullat e sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit