Drejtimi ‘Ekonomi-Biznes‘ i ndihmon nxënësit për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në nivele fillestare apo teknike të mesme në një gamë të gjerë pozicionesh që lidhen me ekonominë e biznesin, sektorë të ndryshëm të industrisë apo shërbimeve. Në lëndët profesionale, e sidomos gjatë praktikave profesionale në biznese, nxënësit marrin njohuri, trajnohen sipas profilit dhe aftësohen rreth:
– Vlerësimit të aseteve të ndërmarrjes
– Përgatitjes së pasqyrave financiare
– Analizës së fitimit dhe humbjes dhe qarkulimit të parasë
– Kontabilitetit të kostos
-Proceseve të prodhimit, prokurimit, marketingut, burimeve njerëzore
– Procesit të themelimit të një ndërmarrjeje dhe regjistrimit të saj
– Marrdhënieve me autoritetet tatimore
– Arkës, depozitave, procesit të kredisë, kontabilitetit bankar, marketingut bankar, titujve, këmbimit valutor
– Blerjeve, shitjeve, konsumatorit dhe sjelljes së tij, marrdhënies me autoritetet, legjislacionit dhe sipërmarrjes.
-Formave të turizmit, shërbimit dhe marketimit të destinacioneve dhe të motiveve të udhëtimeve turistike